Bazuar në raportet nga klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjthshme, të shtrirë si pasojë e COVID-19, janë në trajtim 292 pacientë, raporton Gazeta Enigma.
187 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 17 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 218 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 160 pacientë
9 prej tyre, në gjendje të rënduar
98 të konfirmuar me Sars Cov-2
131 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive, 63 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 14 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 67 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 9 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 2 paciente
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 132 pacientë
8 prej tyre, në gjendje të rënduar
89 të konfirmuar pozitivë
87 me oksigjeno-terapi.
/Gazeta Enigma/