Për vetëm shtatë muaj, tetë motoçiklistë kanë humbur jetën.
Kjo si pasojë e aksidenteve të nodhura mes automjeteve dhe motoçikletave.
Këtë e ka konfirmuar vet Policia e Kosovës, njofton klankosova.tv, transmeton Gazeta Enigma.
”Gjatë periudhës kohore Janar – Korrik 2024 nga 325 aksidente “automjet – motoçikletë” jetën e kanë humbur 8 motoçiklistë duke përfshirë edhe katërrotëshit, (rrjedhimisht 6 raste me motoçikletë dhe 2 raste me katërrotësh)”.
Për këtë fenomen brengosës ka folur edhe njohësi i komunikacionit, Muhamed Krasniqi.
Krasniqi tregoi për shkaktarët që sjellin deri tek këto aksidente me fatalitet.
Sipas tij mungesa e kujdesit të pjesmarrësve të tjerë në komunikacion karshi kësaj kategorie ngasësish, është njëri ndër shkaktarët kryesorë.
Ndryshe, Policia e Kosovës ende vazhdon të bëj thirrje për kujdes në komunikacion. /Gazeta Enigma