Në veri shpërndahen fletushka se si t’i rezistojnë Policisë së Kosovës, nisin hetimet

Policia ka nisur hetimet për shpërndarjen e disa fletushkave në veri.

Përmes raportit bëhet e ditur se persona të panjohur nëpër hyrje të ndërtesave dhe rrugë të ndryshme kanë shpërndarë fletushka që tregojnë instruksione se si duhet vepruar serbët kur shohin patrullën e policisë, si duhet vepruar kur shohin shërbyesin civil, si është më së lehti të thyhet automjeti i policisë, e gjithashtu kanë dhënë edhe udhëzim se si të bëhet një koktej molotovi.

Në këto fletushka kanë theksuar se kundërvënia është e detyruar.

Related Articles