Nën kërcënimin e thikës dy të dyshuar vodhën 130 euro nga tre persona në Prishtinë

Nën kërcënimin e thikës dy të dyshuar vodhën 130 euro nga tre persona në Prishtinë

Tre persona kanë deklaruar se mbrëmë në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë, janë sulmuar nga dy persona dhe të njëjtit nën kërcënimin e thikës ua kanë grabitur 130 euro.

Njëri nga viktimat ka pranuar trajtim mjekësor.

Rasti është nën hetime.

Njoftimi i plotë i policisë:

GRABITJE/Rr. Garibaldi, Prishtinë 12.08.2023 – 20:30. Tre viktima, dy meshkuj dhe një femër kosovarë,  kanë raportuar se derisa kanë qenë në rrugë, dy persona të panjohur me një thikë në dorë, duke i sulmuar fizikisht, u kanë grabitur një shumë parash prej 130€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, rasti në procedurë hetimore.

Related Articles