Të enjten në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 125-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), i cili mban kodin W04419 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Dëshmitari është i pranishëm përmes video-lidhjes dhe po dëshmon me masa mbrojtëse. Ai është duke dëshmuar në seancë të mbyllur për publikun me arsyetimin e ruajtjes së identitetit dhe sigurisë së tij.
Edhe katër të akuzuarit janë të pranishëm përmes video-lidhjes pasi sipas kryetarit të trupit gjykues Charles Smith III, ata kanë bërë kërkesë që të heqin dorë për sot nga pjesëmarrja në mënyrë fizike në seancë. / Gazeta Enigma.