Policia njofton se nën ndikimin e alkoolit kishte tentuar të hyjë në stacionin e policisë, raporton Gazeta Enigma.
Ngjarja ka ndodhur në Shtërpcë ku më pas policia kishte ndërhyrë duke e arrestuar 46 vjeçarin i cili edhe e kishte ofenduar policin që ishte në portën hyrëse të stacionit policor.
“Me datën 21.11.2021, rreth orës 16:20 në Shtërpcë, një person me inicialet D.S ( M/K) i moshës 46 vjeçar, ka tentuar të futet në stacionin policor në Shtërpcë, pa leje të policisë dhe pa ndonjë arsye, duke penguar në kryerje të detyrës dhe ofenduar policin në portën hyrëse të stacionit policor.
Në lidhje me këtë policia e detyruar me sjelljet e tij, i ka marr veprimet e
nevojshme , e ka arrestuar të dyshuarin dhe e ka shoqëruar në stacionin policor. I njëjti pasi është testuar me alkool test , ka rezultuar se ishte i dehur me 2.51 promila. Me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore”, bënë të ditur policia.