Nëna e Donjeta Pajazitit: Vrasësi i saj, ishte në varrimin e vajzës time

Nëna e Donjeta Pajazitit: Vrasësi i saj, ishte në varrimin e vajzës time

Vendimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, e shpalli fajtor me burg të përjetshëm kryesin e veprës, Naser Pajazitaj, i cili vrau kushërirën e tij, Donjeta Pajazitaj, raporton Gazeta Enigma.

P^r këtë vendim, nëna e të ndjerës ka thënë se nuk kanë pasur ide se kush mund kush mund të jetë vrasësi i vajzës së saj.

“Dua të them se s’na ka shku mendja kurrë, sikur ato gjashtë javë ku edhe në varrim të Donjetës ka ardhur i dënuari. Unë nuk e fali Haki Pajazitajn, i cili e ka ditë rastin dhe e ka leju në varrim të saj me ardhë, ku më pas më ka njollos mua por edhe djemtë e mi. Ai ka thënë se djemtë i paskan thënë fjalë të rënda, ne kemi kërkuar nga grupi i tij i fshatit të tregojnë se çfarë fjalë i kemi thënë, por ai nuk është përgjigjur. Ajo ka qenë një rrenë, andaj s’është përgjigjur hiç”, ka thënë nëna e Donjeta Pajatizajt para mediave.

I pandehuri N.P. akuzohet se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit – Komuna Deçan, në vendin e quajtur te ’’Kroni i Lajthisë”, duke qenë edhe me parë i dënuar për vepër penale të vrasjes së rëndë, me dashje dhe me armë të tipit të panjohur, në mënyrë dinake dhe për motive të ulëta, ka privuar nga jeta viktimën D.P. nga po i njëjti fshatë, në atë mënyrë që derisa viktima ditën kritike ka qenë duke shkuar në punë, në këmbë nëpër rrugën në drejtim të Strrellcit të Epërm dhe kur afrohet në afërsi të shtëpisë së N.J., kalon i pandehuri N.P. me veturën e tij, i cili ndalet e merr viktimën me veturë, e me pas vazhdon në drejtim të bjeshkëve të Strellcit, dhe kur arrin tek ’’Kroni i Lajthisë’’ e privon nga jeta me armë duke shtënë dy herë në kokë dhe largohet nga vendi i ngjarjes, kurse kufoma e viktimës është gjetur më 17.12.2015 në vendin e ngjarjes nga disa kalimtar të rastit. 

/Gazeta Enigma/.

Related Articles