Nëna e Ronaldos dëshiron që ai të kthehet në Sporting

Nëna e Ronaldos dëshiron që ai të kthehet në Sporting

Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, ka thënë se do të bëjë përpjekje për ta bindur sulmuesit e Juventusit të kthehet në Sporting CP në Portugali. Sportingu e siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve duke e fituar titullin e kampionit në Primerialiga për herë të parë pas 19 vjetëve, dhe Aveiro, e ëma e Ronaldos, është zotuar se do të bëjë gjithçka për ta bindur të birin të kthehet në atdhe, te Sporting, aty ku filloi karrierën si adoleshent.

Ronaldo e nisi karrierën profesionale në Sporting, para se të kalonte në Manchester United në verën e vitit 2003. Por e ardhmja e tij në Torino është e pasigurt tani, sepse Juventusi s’e ka të sigurt kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Sportingu do të jetë në Ligën e Kampionëve në sezonin 2021/22 dhe e ëma e tij iu tha tifozëve se do të tentojë ta joshë kampionin evropian të kthehet në Primeiraliga.

“Do të përpiqen ta bind atë të kthehet vitin e ardhshëm në stadiumin ‘Alvalade’ dhe ta veshë fanellën me ngjyrat e Sporting”, tha Aveiro për TVI 24.

Kujtojmë që, Ronaldo së paku një herë ka treguar përkushtim e dedikim të jashtëzakonshëm edeh publik ndaj së ëmës, duke e cilësuar atë të vecantë në jetën e tij, pasi sipas deklaratave, ‘ajo ka sakrifikuar aq shumë për ta rritur e edukuar’, pas problemeve familjare asokohe.

Related Articles