Nëna e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradë: Ishte refugjate në Kosovë, e prisnim të vinte në shtëpi në mars

Nëna e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradë: Ishte refugjate në Kosovë, e prisnim të vinte në shtëpi në mars

Natasha Kozij, nëna e 23-vjeçares, e cila u gjend e vdekur në skaj të rrugës në autostradën “Arben Xhaferi”, ka thënë se vajza e saj kishte ardhur në Kosovë si refugjate, për shkak të luftës në Ukrainë.

Ajo ka theksuar se Olena kishte aplikuar edhe për dokumente të shtetësisë së Kosovës.

“Vajza ime ishte në Kosovë, sepse ka luftë në Ukrainë. Ajo ishte atje si refugjate dhe aplikoi për shtetësi. Ajo ka marrë të gjitha dokumentet për të jetuar ligjërisht në Kosovë”, u shpreh ajo për Telegrafin.

E pyetur nëse gjatë komunikimit me të bijën ka kuptuar ndonjë shqetësim, ajo tha se ajo kishte humor të mirë dhe se nuk ka pasur probleme me askënd.

Madje, thekson se në mars do të kthehej në Ukrainë.

“Vajza ime nuk kishte fare probleme. Ajo do të kthehej në shtëpi në mars 2024. E prisnim në shtëpi. Fatkeqësisht, nuk e prita”, u shpreh Kozij

Related Articles