Mitrovicë: Policia shpërndan fletushka informuese për shoferët e trotinetëve elektrikë 

Mitrovicë: Policia shpërndan fletushka informuese për shoferët e trotinetëve elektrikë 

Me qëllim të informimit dhe vetëdijesimit së shoferëve që ngasin trotinetet, njësitet policore nga  Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut ka shpërndarë sot fletushka për shoferë, ku janë specifikuar sanksionet që pasojnë në mosrespektimin e ligjit “Ndalimi i qarkullimit me trotinet elektrik  në trotuare dhe sheshe’.

Bëhet e ditur se në fletushkë janë paraqitur disa nga rregullat bazë që duhet t’u përmbahen shoferët e trotineteve, si vijon:

– Shoferi i trotinetit elektrik duhet ta shfrytëzojë shiritin për biçikleta ose shtegun e përbashkët për biçikleta dhe këmbësorë.

– Shoferi i trotinetit duhet te shfrytëzojë shiritin e djathtë të trafikut, duke lëvizur sa ma afër skajit të djathtë në distancë deri në një metër.

– Fëmijës nën moshën 16 vjeç nuk i lejohet ta drejtojë trotinetin elektrik në rrugë publike.

– Shoferi i cili vepron në kundërshtim, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 150 euro, dhe i konfiskohet mjeti në kohëzgjatje tre muajsh

“Policia u bën thirrje për të gjithë ngasësit e trotinetëve -elektrikë që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, pasi ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat e sigurisë në trafikun rrugor, policia do të ndërmarrë masat e parapara me ligj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles