Një nënë nga Podujeva dyshohet të ketë braktisur katër fëmijët e saj. Daja i fëmijëve ka raportuar në polici se ditë më parë motra e tij ka lënë fëmijët dhe është larguar.
Policia njofton se janë duke e hetuar rastin.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se ditë më parë, motra e tij e dyshuara f/kosovare ka lënë katër fëmijët e saj tek ai dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësia përkatës policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Gazeta Enigma/