Nëna qëllon aksidentalisht të birin duke tentuar ta qëllojë me revole qenin

Nëna qëllon aksidentalisht të birin duke tentuar ta qëllojë me revole qenin

Një nënë nga Houstoni, Teksas, ka qëlluar aksidentalisht të birin e saj 5-vjeçar, derisa po mundohej ta qëllonte një qen që kishte humbur dhe po sorollatej nëpër lagjen e banuar.

Policia i ishin përgjigjur telefonatës dhe kishin gjetur vogëlushin që ishte qëlluar në bark nga një plumb që kishte bërë rikoshetë, transmeton Telegrafi. E ëma e tij Angelia Mia Vargas, 24-vjeçe, tani po akuzohet për pakujdesi dhe armëmbajtje pa leje – e kamerat e sigurisë të vendosura në një shtëpi private kanë kapur momentin rrëqethës.

“Hetuesit mësuan se e ëma e vogëlushit, kishte shkrepur tre plumba nga revolja me kalibër të vogël, duke tentuar të qëllojë qenin që po vraponte nëpër rrugë”, thuhet ndër tjera në kumtesën e policisë. Identiteti i vogëlushit nuk është bërë publik, por mediat amerikane raportojnë se pas tretmanit të marrë në spitalin më të afërt, gjendja e tij shëndetësore është stabile.

E qeni që ishte lëshuar të bredh rrugëve të lagjes, është një qen i racës bokser, 6-muajsh i quajtur Bruno që nuk ka pësuar plagë serioze nga të shtënat. Në videon katërmintëshe shihet pronari i Brunos duke vrapuar pas qenit dhe duke e thirrur: “Bruno eja  këtu”. Pak sekonda më pas, dëgjohen tri të shtëna dhe disa persona duke bërtitur, raporton telegrafi.

Related Articles