Nënë e bir rrezikojnë mbytjen në Shëngjin, shpëtohen në momentin e fundit

Nënë e bir rrezikojnë mbytjen në Shëngjin, shpëtohen në momentin e fundit

Një nënë dhe djali i saj i mitur kanë rrezikuar të mbyten këtë të hënë në plazhin e Shëngjinit.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Ranës së Hedhun”, pak pasi ata ishin futur në det për t’u larë, shkruan tch.

Falë ndërhyrjes së rojeve bregdetare, disa pushuesve dhe ekipeve të emergjencës, është bërë i mundur shpëtimi i tyre.

Sipas informacioneve, nënë e bir kishin konsumuar një sasi të madhe uji dhe janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku gjendja e tyre shëndetësore raportohet e qëndrueshme.

Related Articles