Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri ka folur për opozitarizmin e kësaj partie.
Gazetari Parim Olluri në T7 e cilësoi opozitarizmin e LDK-së si ‘shumë konstruktive’, ndërsa Muhaxheri thotë se Qeveria Kurti 2 sapo ka nisur punën dhe është në muajin e mjaltit, ndërsa LDK-ja nuk po dëshiron që të ua prish këtë muaj.
“Qeveria sapo ka nis punën dhe është në muajin e mjaltit, ndërsa ne nuk po dojmë pak me jau prish këtë muaj të mjaltit, po presim që thotë populli me ja lshu lakin pak ma gat tani lidhet vet në lak të vetin”, tha Muhaxheri në Pressing.
Po ashtu Muhaxheri tha se nuk do të bëjnë opozitarizëm sikur VV-ja që kishte bërë, pra ai thotë se LDK-ja do të mundohet të jetë ajo parti që ka qenë, pra sipas tij, parti e njerëzve intelektual që e duan Kosovën.
“E dyta është se ne jemi duke e diskutuar formën e opozitarizmin, neve nuk na shkon me qenë të njëjtë me VV-në në opozitarizëm. Unë se kisha pa veten me mollotov me ja gju shpin Albin Kurtit, ose me bo dicka tjetër”
Ne jemi duke munduar me qenë ajo parti që ka qenë LDK-ja, parti e njerëzve intelektual që e dojnë këtë vend”, tha Muhaxheri.