Rusia dhe Ukraina kanë nënshkruar marrëveshjen për të lejuar Ukrainën të eksportojë grurin.
“Një marrëveshje për të lejuar Ukrainën të rifillojë eksportet e grurit është nënshkruar në Stamboll”, raporton BBC.
Zyrtarët rusë dhe ata ukrainas janë takuar në Turqi për të nënshkruar një marrëveshje të përkrahur nga Kombet e Bashkuara që mundëson bartjen e eksporteve të grurit nga Ukraina, teksa bota rrezikon të përballet me krizë ushqimore, kryesisht për shkak të sulmit të paprovokuar të Moskës në Ukrainë.
Më shumë se 20 milionë tonë të grurit janë bllokuar në jug të Ukrainës, prej kur Rusia ka nisur sulmin e paprovokuar në Ukrainë më 24 shkurt.
Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar disa burime të kenë thënë se do të rihapen tri porte ukrainase, duke përfshirë portin me të madh shtetëror të Odesas.
Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur njoftimet për marrëveshje, mirëpo Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se do të fokusohet në mbajtjen e Rusisë përgjegjëse për zbatim të saj.