Nëntë ndeshje sonte në Champions League, vëmendja tek Inter – Liverpool

Nëntë ndeshje sonte në Champions League, vëmendja tek Inter – Liverpool

Sot (e martë), tifozët e futbollit evropian do të përballen me një nga mbrëmjet më dramatike. Në programin e xhiros së gjashtë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shumë skuadra kryesore luajnë për kualifikim dhe për disa prej tyre edhe për mbijetesë në garë.

Ndeshja kryesore e mbrëmjes së sotme padyshim se do të zhvillohet në “Giuseppe Meazza”, me Interin që është nikoqir i Liverpoolit.

Për skuadra si Barcelona dhe Atletico Madrid, kjo natë është thuajse “jetë a vdekje”: një fitore apo mundësi për të shpëtuar sezonin evropian.

Barça pret Eintracht Frankfurt në “Camp Nou”, me presion maksimal për pikë, ndërsa Atletico luan në udhëtim te PSV Eindhoven.

Ndeshje interesante pritet të jenë edhe ato në mes të Bayern Munich-Sporting Lisbona dhe Atalanta-Chelsea.

Për adhuruesit e skuadrave më të vogla nga Kairat Almaty deri te Union Saint-Gilloise, ky mund të jetë shansi i fundit për të befasuar Evropën dhe siguruar pozita që kurrë më parë nuk dukeshin të mundshme. Të parët presin Olympiacosin, teksa të dytët e presin Marseille.

Në ndeshjet tjera të mbrëmjes, Monaco është nikoqir i Galatasarayt, ndërsa Tottenhami e pret Slavia Pragën. 

Related Articles