Ish-këshilltari i Thaçit, Bekim Çollaku, thotë se ky muaj shënon dy-vjetorin që i gjen padrejtësisht në burg udhëheqësit e UÇK-së dhe themeluesit e shtetit të Kosovës.
Teksa, uron festën e 28-nëntorit, Çollaku shkruan se “të mjera dhe të dështuara do të mbesin përpjekjet për ta kriminalizuar UÇK-në, luftën e saj të drejtë për liri dhe pavarësi të Kosovës”.
“Historia botërore nuk na ka mësuar se ndonjë popull ose ndonjë shtet e ka fituar lirinë dhe është krijuar si rezultat i të ashtuquajturës “ndermarrje e përbashkët kriminale”. Kosova nuk përbën përjashtim nga kjo e vertetë historike. Prandaj, të mjera dhe të dështuara do të mbesin përpjekjet për ta kriminalizuar UÇK-në, luftën e saj të drejtë për liri dhe pavarësi të Kosovës”.