Mundësinë e artë për të dërguar menjëherë 3 banorë në nominim në shtëpinë e “Big Brother” e kanë pasur deri më tani vetëm DeaMishel, e cila sic e dini dërgoi Kiarën, Luizin dhe Efin.
Më pas e pati Kiara, e cila zgjodhi “hakmarrjen” dhe dërgoi Oltën, DeaMishel dhe Tean e së fundmi ishte Olta, e cila pasi fitoi “lojën e litarit” coi në televotim Kiarën, Luizin dhe Bledin.
Pra le të themi që Kiara dhe Luizi kanë qenë ata që e kanë vuajtur më shumë këtë lloj nominimi deri më tani, por fundja i ka bërë më të fortë kështu që loja vazhdon…
Megjithatë, nëse jeni kuriozë se cilët prej emrave do të zgjidhte Luizi nëse do t’i jepej ky avantazh, ai e ka bërë të qartë këtë për të gjithë publikun. Kështu, gjatë një bisede me Beatin, Ejlli është shprehur se do të dërgonte pa hezitim në nominim Oltën, Armaldon dhe veten, për të provuar që nuk ka frikë nga një sfidë e tillë dhe nga ana tjetër, duke vënë në rrezik dy nga “rivalët” e tij më të mëdhenj brenda shtëpisë.
Gjithsesi, se sa është e mundur ta dërgosh veten në një nominim të tillë, këtë nuk e dimë ende sepse askush nuk e ka bërë dhe nuk dihet nëse rregullat e lejojnë. Kujtojmë që edhe Ilir Shaqiri kishte dëshirën të bënte dicka të tillë edicionin e parë të “BBVIP”, kur donte të dërgonte veten e tij përballë Donaldit në nominim, por kjo nuk u lejua.