Ddrejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë,Petar Petkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e Brukselit është një gur historik në mbrojtjen e interesave kombëtare serbe në Kosovë.
Ai thotë se Beogradi “nuk duhet të heqë dorë nga insistimi në pikën kyçe të dokumentit për themelimin të Asociacionit të komunave Serbe” dhe se “zbatimi i marrëveshjes është kusht për normalizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.
Petkoviq tha se kanë kaluar 3287 ditë nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe se siç tha ai “Prishtina ende refuzon ta zbatojë atë dhe ta themelojë Asociacionin e cila është “zemra e dialogut” dhe për shkak të së cilës, tha ai, Beogradi ka hyrë në procesin e normalizimit.
“Në këtë moment të vështirë, kur Evropa dhe e gjithë bota po përballen me krizën ukrainase, tregohet se sa e rëndësishme është formimi sa më i shpejtë i Asociacionit që siguron të drejta kolektive për popullin serb në Kosovë. Nëse duam paqe dhe stabilitet, duhet të kemi Asociacion”, ka thënë Petkoviq në përvjetorin e nënshkrimit të atij dokumenti, raporton RTV. /Gazeta Enigma/