Nëse e shihni këtë grua, lajmëroni menjëherë Policinë

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje, shkruan Gazeta Enigma.

Të dyshuarës i është publikuar foto, derisa ajo dyshohet për “shpërdorim të pasurisë së huaj”.

Njoftimi:

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

E dyshuara kërkohet për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisë së huaj , që është raportuar në polici në dhjetor të vitit 2023.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Related Articles