Shtërpcë: Kapen duke prerë dru ilegalisht, dy vëllezër sulmojnë rojën e pyllit

Shtërpcë: Kapen duke prerë dru ilegalisht, dy vëllezër sulmojnë rojën e pyllit

Një roje pylli sulmohet fizikisht në Firajë të Shtërpcës, raporton Gazeta “Enigma”.

Roja e pyllit është sulmuar nga dy persona sa ishte në detyrë, pasi kishe ndalur dy vëllezër të cilët dyshohet se kanë prerë dru ilegalisht.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Prokurorisë rojën e pyllit fillimisht e kanë sulmuar e më pas ia kanë marrë edhe telefonin dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Me t’u denoncuar rasti, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë marrë informacionet e para.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Ferizaj të cilët kanë njoftuar se të dyshuarit s’janë arrestuar, teksa me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar “Sulm ndaj personit zyrtar”.

“Ankuesi mashkull kosovar – roje pylli ka njoftuar se ishte sulmuar nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”.

Related Articles