Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar dhe lokalizuar vendndodhjen e një personi i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’ në Malishevë.

Përmes një komunikate për media, policia ka njoftuar se rasti në të cilin dyshohet të jetë përfshirë personi që është shpallur në kërkim policor, ka ndodhur më 11 gusht.

Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen eventuale të të dyshuarit, të cilit i është publikuar edhe fotografia, të lajmërojnë Policinë e Kosovës, stacionin më të afërt policor, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.

Related Articles