Një zyrtar policor në Suharekë (S.D) në cilësinë e ankuesit ka denoncuar në Stacion Policor në Suharekë një kandosje që i është bërë.
Ai ka raportuar se është takuar me një kundërvajtës, të cilit para disa muajve i kishte shqiptuar një tiketë për mosrespektim të shenjave të trafikut.
Zyrtari policor ka rrëfyer në stacionin policor se si e kishte kërcënuar dhe fyer me shprehjet më të rënda.
Poashtu ai ka kërcënuar policin se do ta shkelë me veturë nëse ndodh që t’i shqiptoj edhe njëherë tiketë.