Shefi i delegacionit serb, Petar Petkoviq, ka folur pas takimit që ka pasur me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi të ndërmjetësuar nga Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak.
Ai ka thënë se pa themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe s’do ketë përparim në negociata.
Petkoviq para gazetarëve në Bruksel ka thënë poashtu se një raund tjetër bisedimesh do të ndodh në pjesën e dytë të tetorit mes tij dhe zëvendëskryeministrit Bislimi.
Ndërkaq, Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak pas takimit tre palësh sot tha se pozicionet e palëve mbesin larg njëra-tjetrës mbi disa çështje të rëndësishme.