Nesër bëhet përurimi i Qendrës Nacionale ‘Judo’ në Pejë

Nesër bëhet përurimi i Qendrës Nacionale ‘Judo’ në Pejë

Kanë përfunduar të gjitha punimet dhe nesër do të bëhet përurimi i qendrës nacionale ‘Judo’ në Pejë, sipas njoftimit të MKRS-së, shkruan Gazeta Enigma.

Pikërisht Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit përmes faqes së saj në platforma sociale ka qenë ajo që ka njoftuar se qendra e xhudos në Pejë do të përurohet nesër.

Mësojet se në përurimin do të marrin pjesë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Kryeministri Albin Kurti, Kryetari Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Federatës së Xhudos së Kosovës, si dhe shumë personalitete e mysafirë tjerë vendorë e ndërkombëtarë, bëri të ditur MKRS.

Njoftimi zyrtar i MKRS-së:

Nesër, duke filluar nga ora 11:00, në qytetin e Pejës do të përurohet Qendra Nacionale e Xhudos. Ata që po na bëjnë…Posted by Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit on E hënë, 27 shtator 2021

Related Articles