Nesër dalin para gjykatës të dyshuarit për sulmin fizik ndaj Valon Sylës

Nesër dalin para gjykatës të dyshuarit për sulmin fizik ndaj Valon Sylës

Prokuroria Speciale ka kërkuar paraburgim ndaj tre të dyshuarve për sulmin fizik që i është bërë gazetarit Valon Syla. Tre të dyshuarit L.D, K.H dhe O.H., do të dalin nesër para gjykatës në seancën e procedurës paraprake.

Lajmin për mbajtjen e seancës e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Nesër do të mbahet, por në çfarë ore nuk kam informata”, tha ajo.

Të dyshuarit, dy nga ta vëllezër mes vete, dyshohen për veprën penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’’.

Ata janë arrestuar mbrëmë dhe ndodhen në ndalim.

Related Articles