Arrestohet shqiptarja në Greqi, mbante rreth 9 kilogramë heroinë me vete

Arrestohet shqiptarja në Greqi, mbante rreth 9 kilogramë heroinë me vete

Një 27 vjeçare shqiptare ka rënë në prangat e policisë greke, pasi është kapur me 8.5 kilogramë lëndë narkotike, heroinë.

Mediat vendase shkruajnë se shqiptarja e arrestuar në Ampelokipi të Selanikut teksa edhe pse nuk kanë bërë me dije identitetin, dyshohet se shqiptarja është anëtare e një rrjeti të organizuar droge, shkruan Euronews Albania, transmeton Klankosova.tv.

Ashtu siç raportojnë mediat e huaja, punonjësit e policisë së Departamentit të Çështjeve të Përgjithshme të Prokurorisë së Narkotikëve të Selanikut, sekuestruan 18 pako me gjithsej 8 kilogramë e 561 gramë heroinë.

Sipas policisë, roli i të arrestuarës në aksionin e unazës ka qenë ai i marrjes, ruajtjes dhe trafikimit të mëtejshëm të drogës.

Related Articles