Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se nga nesër fillon ekzekutimi i pagesave të rritura për shtesat e fëmijëve, pas miratimit të rritjes prej 50 për qind.
Ai ka shkruar në Facebook se kjo është një lajm i mirë për të gjitha nënat që përfitojnë nga skema.
Postimi i Kurtit:
Lajm i mirë për të gjitha nënat që marrin shtesa për fëmijët: nga nesër fillon ekzekutimi i pagesave me rritjen e miratuar prej 50%.
Nga kjo rritje do të përfitojnë 400 mijë fëmijë. Pra:
– një familje me dy fëmijë, që ka marrë 40 euro, nga nesër do të marrë 60 euro;
– një familje me tre fëmijë, që ka marrë 90 euro, nga nesër do të marrë 135 euro;
– një familje me katër fëmijë, që ka marrë 120 euro, nga nesër do të marrë 180 euro, e kështu me radhë.
Urime të gjithë fëmijëve! T’i gëzoni me shëndet!
