Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) këtë të martë ka aprovuar tarifat e energjisë elektrike.
Tarifat e reja për energji elektrike hyjnë në fuqi nesër me 9 shkurt.
Sipas vendimit të ZRRE-së energjia elektrike nuk do të shtrenjtohet për konsumatorët që i shpenzojnë deri në 800 kilovat orë, ndërsa ata konsumatorë që shpenzojnë mbi 800 kilovat do të paguajnë 12.5 cent për kilovat për tarifën e lartë dhe 5.9 cent për tarifën e ulët , apo një rritje prej 100%.
Përndryshe, deri më tani nuk ka pasur bllok tarifa, përderisa çmimi i energjisë elektrike për tarifën e lartë ka qenë 6.75 cent dhe 2.89 cent për tarifën e ulët kilovati. /Gazeta Enigma/