Nesër i jepet lamtumira e fundit Jetmira Bekës, 28 vjeçarës që u vra nga bashkëshorti i saj

Nesër i jepet lamtumira e fundit Jetmira Bekës, 28 vjeçarës që u vra nga bashkëshorti i saj

Gjatë ditës së nesërme pritet ti jepet lamtumira e fundit Jetmira Bekës, 28 vjeçarës e cila u vra nga bashkëshorti i saj.

Varrimi i të ndjerës pritet të mbahet në ora 14:00 në varrezat e fshatit Zasellë.

Ditë më parë nëna e tashmë të ndjerës ka folur për lajmi.net, ku përveç emocioneve aktuale, ajo shpalosi edhe shumëçka nga raporti mes çiftit.

Ajo tregoi se në vitin e gjashtë vajza ia kishte bërë të ditur familjarëve se është duke u dhunuar nga burri i saj.

Siç shtoi Beka, palët u ndanë para dy muajsh me vendim të autoriteteve gjermane.

Related Articles