Pritjes i erdhi fundi. Pas ndeshjeve interesante të Superligës, të martën do të fillojë edicioni i ri në Superligën e Kosovës.
Sfida hapëse është ndërmjet Dritës dhe Sigal Prishtinës, takim që zhvillohet nesër nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Gjilanasit këtë edicion kanë siguruar elitën në basketbollin e Kosovës, kurse prishtinasit janë skuadra më e trofeshme në basketbollin e Kosovës dhe në këtë edicion kanë ambicie më të mëdha se atë të kaluar, edhe pse edicionin e kaluar fituan Kupën dhe Superkupën. Këtë të fundit e fituan me lojtarë vendorë.
Takimet në elitën e basketbollit zhvillohen pa shikues dhe me masa strikte, për shkak të pandemisë me Covid 19.
E skuadra e Drites nesër nuk do të ketë mundësi të zhvilloj takimin e parë ndaj Prishtinës në terrenin e saj për shkak të vaksinimit, përkundër kërkesës së vazhdueshme nga institucionet komunale adresuar Qeversisë”, ka thënë veç tjerash drejtori i Shëndetësis në Gjilan, Selami Xhemajli.
E kryetari i KB Drita, skuadër kjo e rikthyer në elitën e basketbollit të Kosovës, e ka konfirmuar faktin se tërë rrjedha vjeshtore e ndeshjeve të kësaj skuadre sipas orarit do të zhvillohet nëpër palestra jashtë Gjilani për shkak të procesit të vaksinimit që është duke u zhvilluar aty.
Ndeshjen promovuese në këtë edicion, KB Drita do ta zhvilloj në terrenin e kundërshtarit të saj të parë, Sigal Prishtina, në hapje të edicionit të ri, në xhiron e parë, sipas marrëveshjes me këta të fundit, ka thënë Bislimi për Gazeta Enigma.
XHIROJA I
E martë
19:00 Drita – Sigal Prishtina
E mërkurë
17:00 Trepça – Golden Eagle Ylli
19:00 Prizreni 16 – Rahoveci
E enjte
19:00 Peja – Bashkimi