Nga një rast tragjik humbi jetën një person dje në Prishtinë.
Dyshimet e para janë se si rrjedhojë e një mosmarrëveshje, një person ka therur vëllaun e tij me ç’rast ky i fundit ndërroi jetë.
Familjari i të ndjerit, konkretisht vëllau tjetër, Agon Myftari (i cili nuk është i përfshirë në incident), përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se varrimi do të bëhet nesër në ora 12:00, në varrezat e qytetit.
Tutje ai ka njoftuar se “për shkak të rrethanave, familja nuk do të hapë të pame. Pritja do të bëhet vetëm në varreza”. /Gazeta Enigma
Nesër varroset Auron Myftari, i cili dyshohet se u ther për vdekje nga vëllau i tij
