Nesër vazhdon seanca plenare, do të shqyrtohet ligji për pagën minimale

Nesër vazhdon seanca plenare, do të shqyrtohet ligji për pagën minimale

Në njoftimin e fundit nga Kuvendi i Kosovës, ku u bë e ditur se nesër do të vazhdojë seanca plenare për të shqyrtuar pikat e mbetura nga seanca e kaluar, shkruan GazetaEnigma.

Në komunikatën e lëshuar për media njoftohen pikat për të cilat do të diskutohet nesër, ku ndër to është edhe zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, por edhe zgjedhja e tre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës./ GazetaEnigma

Komunikata e plotë:

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14 dhe 19 prill 2022:

3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-130 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare, 4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-139 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë, 5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-140 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në

Mitrovicë, 6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-141 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”, 7. Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 28 prill 2022:

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-076 për mbrojtjen e sekreteve tregtare, 6. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera joshumicë, 7. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, 8. Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5 maj 2022:

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, 5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. 6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, 7. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, 8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar, 9. Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.

Related Articles