Netflix ul çmimet e abonimit për Kosovën dhe rajonin

Netflix ul çmimet e abonimit për Kosovën dhe rajonin

Nga transmetuesi më i madh në botë vijnë lajme të mira.

Kompania “Netflix” ka njoftuar se abonimi për Kosovën, si dhe vendet e rajonit (Bosnjën, Kroacinë etj.) është ulur dhe tani paketa e abonimit fillon nga 4.99 euro.

Siç thuhet në njoftimin e Netflix, kompania është e vetëdijshme për faktin se përdoruesit nuk kanë pasur kurrë më shumë zgjidhje për sa i përket argëtimit dhe është e përkushtuar të ofrojë përvoja që jo vetëm përmbushin, por tejkalojnë pritshmëritë e tyre.

Pra, nga sot Netflix po përditëson çmimet e pakos bazë në 4,99 euro, asaj standarde në 7,99 euro dhe Premium në 9,99 euro.

Related Articles