Neurologu, Nexhmedin Shala, ka thënë se jostabiliteti financiar apo edhe humbja e punës gjatë kohës së pandemisë, i ka dëmtuar qytetarët në shëndetin mendor.
Sipas tij, izolimi mund të ndikojë në shëndetin mendor në përgjithësi, duke treguar kështu edhe për pasojat neurologjike që lë COVID-19.
“Pacientët që kanë prekje neurologjike mund të jenë pacientët që kanë dëmtime të sistemit nervor qendror, periferik dhe të aspektit neuro- psikologjik”, është shprehur Shala.
Ai tutje është shprehur se virusi efektet e tij i jep indirekt në tru, derisa ka shtuar se mund të ndryshojë probabilitetin e gjakut dhe rritjen e mpiksjes së tij.
“Ekziston një ndërlidhje te ata pacientë që kanë probleme me COVID-19 dhe prekjeve neurologjike dhe janë të shpeshta. Në këtë aspekt pacientët që kanë prekje neurologjike mund të jenë pacientët që kanë dëmtime të sistemit nervor qendror, periferik dhe të aspektit neuro- psikologjik. Pacientit shfaqin një simptomatologji të përbërë nga sistemi nervor qendror”.
Ndryshe, ai tha se COVID-19 efektet e tij i jep indirekt në tru duke ndryshuar probabilitetin e gjakut dhe rritje e mpiksjes së gjakut.