Prestigjiozja amerikane New York Times, në një artikull, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është ngopur duke u quajtur “Putini i vogël”, që synon një agresion kundër fqinjëve të vendit të tij në Ballkan.
Në një intervistë gjatë këtij muaji, sipas NYT, Vuçiq ishte shprehur i zemëruar në lidhje me këtë epitet..
“Unë jam gati dy metra i gjatë”, ishte shprehur ai.
E për New York Times ka folur edhe ambasadori i Amerikës në Serbi, Christopher Hill, i cili ka thënë se Rusia, duke ofruar vetëm, siç është shprehur ai, “shantazh ekonomik” dhe “kaos në të gjithë rajonin”, kishte gjetur pak mbështetës.
“Pavarësisht ndikimit të Rusisë në sektorin energjetik të Serbisë dhe pavarësisht përpjekjeve të saj për të përhapur dezinformata këtu, serbët kanë vendosur që e ardhmja e tyre është me Evropën dhe Perëndimin,” është shprehur Hill.