Newcastle United i ka ofruar Manchester United 10 milionë funte për Jesse Lingard në formë huazimi deri në fundin e sezonës, ndërsa teknikisht kjo do të bënte që mesfushori i Anglisë do ta përfundonte karrierën e tij me United, pasi që kontrata e tij skadon në verë.
Në rast huazimi Newcastle do të paguaj kontratën e Lingard, megjithatë ata duhet të bëjnë më shumë duke e dyfishuar pagën e tij në mënyrë për ta bindur lojtarin që të qëndrojë në klub, ku edhe do të bëhej lojtari më i paguar shkruan 90min përcjellë ‘Engima’.
Newcastle dhe Man Utd janë duke biseduar për lojtarin gjatë janarit dhe deri më tani nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje, por edhe nëse United e pranon ofertën, vendimi përfundimtar i mbetet Lingard. /Gazeta Enigma/