Braziliani Neymar kishte tentuar të kthehej tek Barcelona gjat vitit 2019, por edhe pas insistimit të tij rikthimi në “Camp Nou” pati dështuar.
Kthimi i mundshëm i sulmuesit te Barcelona nga Paris Saint-Germaini kishte dështuar pasi nuk u arrit marrëveshja mes klubeve rreth dëmshpërblimit. Arsyeja që Neymar donte të kthehej te Barcelona ishte Lionel Messi, i cili para fillimit të këtij edicioni iu bashkua PSG-së si lojtar i lirë.
“U përpoqa të kthehesha te Barcelona. Bëra të pamundurën për të realizuar një gjë të tillë, por ishte e pamundur. Tani, jam shumë i lumtur që Leo ka ardhur te PSG-ja. Ai është miku im dhe shkojmë shumë mirë me njëri tjetrin”, ka thënë Neymar, i cili iu bashkua PSG-së në vitin 2017 nga Barça për një dëmshpërblim rekord prej 222 milionë eurosh.
30-vjeçari ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2025 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Këtë edicion, Neymar ka katër gola e po aq asistime në 16 ndeshje. /GazetaEnigma/