Neymar me klub të ri, i thotë ‘PO’ Santosit

Neymar me klub të ri, i thotë ‘PO’ Santosit

Futbollisti i njohur, Neymar Junior duket se shumë shpejt do të bëhet me klub të ri.

Ai pritet të largohet nga Al-Hilal.

Ylli brazilian është shumë afër të kthehet në vendlindjen e tij, tek klubi i fëmijërisë Santos.

Sipas të gjitha gjasave kjo pritet të ndodhë në pjesë e dytë të sezonit.

Kjo u bë e ditur nga Fabrizio Romano, gazetar dhe njëherësh ekspert i transferimeve.

Sipas Romanos, zyrtarizimi i tij, pritet të ndodh maksimalisht javën tjetër.

32 vjeçari dëshironte të rikthehej në Evropë dhe raportohet se i ishte vetë ofruar Barcelonës, por që trajneri Hansi Flick ka qenë kundër rikthimit të tij në Kataluni. /Gazeta Enigma

Related Articles