Kosovare Asllani zgjidhet lojtarja më e mirë e muajit prill

Kosovare Asllani zgjidhet lojtarja më e mirë e muajit prill

Futbollistja e Real Madridit, Kosovare Asllani ka fituar çmimin e lojtares më të mirë të muajit prill. Sulmuesja me origjinë nga Kosova, gjatë muajit prill luajti katër ndeshje për klubin madrilen ku shënoi tre gola.

Reprezentuesja e Suedisë ishte e lumtur me çmimin teksa theksoi se qëllimi i tyre është sigurimi i plasmanit që e shpie skuadrën në ‘Champions League’ për edicionin e ardhshëm 2021/2022.

“Jemi duke bërë mirë dhe qëllimi ynë është të fitojmë të gjitha ndeshjet, dhe ta ruajmë vendin që dërgon në Champions League edicionin e ardhshëm” – tha Asllani.

Related Articles