Nezir Mehmetaj më 20 prill del para gjykatës në Serbi

Nezir Mehmetaj më 20 prill del para gjykatës në Serbi

Pas më shumë se tri vjet të qëndrimit në burg në Serbi, është caktuar seanca gjyqësore ndaj Nezir Mehmetajt.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga vëllai i tij, Agron Mehmetaj.

Mehmetaj bëri me dije se seanca pritet të mbahet të enjten më 20 prill.

Ai tha se nëse ka drejtësi vëllai i tij do të dal i pafajshëm.

“Nëse ka dorë politika nuk ka gjë aty, e dimë që nga arrestimi i tij se ai po mbahet politikisht”, tha ai.

“S’ka asnjë fakt apo argument të vetëm që mund ta dëshmojnë se ai ka lidhje me këto që akuzohet”, theksoi Mehmetaj.

Nezir Mehmetaj, u arrestua më 4 janar 2020 në Merdare nën dyshimet për krime gjatë luftës.

Mehmetaj kishte një urdhër-arrest aktiv me pretendimin se si ushtar i UÇK-së ai kishte marrë pjesë në maltretimin dhe vrasjen e shtatë personave, përfshirë serbë dhe romë.

Ditë më parë Ministria e Drejtësisë në Kosovë ka kërkuar nga drejtësia serbe që Nezir Mehmetaj të transferohet në Kosovë dhe që akuzat ndaj tyre të trajtohen nga organet vendase.

Related Articles