100 policë u arrestuan brenda vitit 2022

100 policë u arrestuan brenda vitit 2022

257 zyrtarë policor janë hetuar gjatë vitit 2022 nga Inspektorati Policor i Kosovës, ndërsa 100 janë arrestuar kurse janë rekomanduar 164 për suspendim.

Këtë e ka bërë të ditur kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj gjatë së martës në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të  Mbrojtjes.

Duke paraqitur raportin vjetor të punës për vitin 2022, Hodaj tha se në fokus kanë luftimin e korrupsionit brenda Policisë së Kosovës. Hodaj tha se ka edhe numër të madh të ankesave nga qytetarët.

“IPK gjatë vitit 2022 ka realizuar një numër aktivitetesh. IPK ka vazhduar punën për rritjen e besimit në polici. Hetuesit e IPK-së kanë arritur numrin e aktiviteteve. Ne fokus të IPK-së kanë qenë luftimi i korrupsionit në polici. Kemi 1697 ankesa nga qytetarë. Në fushën e parandalimit kemi hetuar 257 punonjës policor, kemi arrestuar 108 punonjës, kemi rekomanduar suspendimin e 164 punonjësve policorë. 12 inspektime, kontrolluam qindra dosje dhe një numër intervistash. Publikuam 60 komunikata”, tha ai, EO.

Kryetari i këtij komisioni Bekë Berisha, ka pyetur Hodajn në lidhje më një konkurs për policë të Njësisë për Mbrojtjen e Afërt, ku pas i kanë kaluar të gjitha procedurat ata nuk janë pranuar në atë konkurs.

“Për Njësinë e Mbrojtjes së Afërt, ka pasur një ankesë në konkurs. Janë kryer procedurat dhe pas procedurave dikush ka ndikuar aty që ata të mos pranohen, a ka ndikuar politika. E dyta është servilizmi i policëve, edhe këto janë shumë dhe kemi ankesa shumë. Ka ankesa shumë për korrupsion në hetimet, ka padrejtësi të shumta, humbje të dëshmive e moszbardhja e hetimeve”, tha ai.

Hodaj tha se për ankesat në konkursin për pranimin në Njësinë e Mbrojtjes së Afërt, kanë zhvilluar një hetim.

“Sa i përket konkursit për Njësinë e Mbrojtjes së Afërt njësisë e kemi zhvilluar një hetim. Sa i përket rastit konkret, nuk e kam informacione të fundit për rastin, për shkak se është një numër i madh i rasteve që ja ë duke u trajtuara. E di që ka qenë një hetim, përveç fazave të rekrutimit është edhe faze e së kaluarës, me këtë rast ata e kanë pasur një të kaluar. E di që është rast është trajtuar. Tek pyetja e tretë në mundohemi që të trajtojmë”, tha ai.

Related Articles