E eleminuara e mbrëmjes së djeshme nga Big Brother Vip Albania ishte Keisi Meidini. Ashtu siç ndodh zakonisht, mesditën e sotme ajo ishte e ftuar në Fun Club për të folur mbi rrugëtimin e saj.
Gjatë bisedës në studio, nuk kishin si të mungonin pytjet mbi Lorencin dhe Kristin. Me shumë sportivitet, Keisi ju përgjigj të gjithave duke qartësuar çdo gjë.
E pyetur rreth flirteve që pati me Lorencin brenda shtëpisë ajo u shpreh se janë thjesht miq të mirë dhe duke qenë se kanë pasur diçka më parë, e njohin shumë mirë njëri tjetrin dhe për këtë arsye kishin batuta të përbashkëta që i kuptonin vetëm ata të dy. Gjithashtu Keisi theksoi disa herë se publiku i ka ekzagjeruar gjërat. Sipas saj, ajo që ka pasut me Lorencin kohë më parë, ka qenë thjesht një lidhje e shkurtër dhe nuk ka qenë e dashuruar.
Por a ndikoi hyrja e Lorit në ftohjen e saj me Kristin?
“Jo aspak. Nuk kishte të bënte as hyrja e Lorencit dhe as e babit”, u shpreh Keisi.
Ajo sqaroi se sjellja e ftohtë e Kristit e bëri të marrë atë vendim.
“Unë kam qef dikë që më vjen nga pas”, tregoi ajo.
A do të ketë një vazhdimësi të njohjes së saj me Kristin pas daljes së këtij të fundit nga BBV?
Nëse Kristi i shkruan i pari sapo të dalë, ndoshta edhe mund të ketë.