Më vonë këtë muaj, Pep Guardiola do të drejtojë ekipin e tij në një finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë në 10 vjet.
Manchester City siguroi vendin e tyre në ndeshjen më të madhe të futbollit të klubeve të martën në mbrëmje, duke mundur Paris Saint-Germain me rezultat 2-0 në Etihad apo 4-1 në total.
Guardiola pa dyshim që ishte njëri nga më meritorët për këtë arritje të madhe të klubit anglez, edhe pse Liga e Kampionëve nuk ka qenë njëra nga garat e preferuara të trajnerit të Cityt në vitet e fundit.
Në Bayern Munich, 50-vjeçari u eliminua në fazën gjysmëfinale të garës dy herë, ndërsa këtë sezon ishte hera e parë që ai kaloi më tej sesa çerekfinalet me Cityn.
Por, pavarësisht dështimit të tij për të fituar çmimin më të madh të Evropës që nga viti 2011 kur ai ishte te Barcelona, rekordi i Guardiolas në Ligën e Kampionëve është ende mbresëlënës
Në këtë kohë kur po shkruajmë, menaxheri i Cityt është trajneri i katërt që ka grumbulluar më shumë pikë në këtë garë që kur u ri-dizajnua në sezonin 1992/93.
Por, kush janë dhjetë menaxherët më të suksesshëm në historinë e Ligës së Kampionëve.
Faqja e specializuar e statistikave Transfermarkt ka përpiluar listën me emra dhe Gazeta Enigma ua sjell më poshtë atë.
10.Diego Simeone | 144 pikë
Ndeshje të luajtura: 79
9.Fabio Capello | 159 pikë
Ndeshje të luajtura: 86
8.Ottmar Hitzfeld | 171 pikë
Ndeshje të luajtura: 95
7.Rafa Benitez | 182 pikë
Ndeshje të luajtura: 95
6.Louis van Gaal | 187 pikë
Ndeshje të luajtura: 95
5.Jose Mourinho | 276 pikë
Ndeshje të luajtura: 151
4.Pep Guardiola | 285 pikë
Ndeshje të luajtura: 135
3.Arsene Wenger | 308 pikë
Ndeshje të luajtura: 188
2.Carlo Ancelotti | 312 pikë
Ndeshje të luajtura | 166
1.Sir Alex Ferguson | 365 pikë
Ndeshje të luajtura: 194
/Gazeta Enigma/