Ministria e Shëndetësisë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se nga kjo javë qendrat e vaksinimit në Kosovë do të punojnë gjatë gjithë ditëve të javës si dhe gjatë festave zyrtare, raporton Gazeta “Enigma”.
Kjo sipas MSH-së do të bëhet për të lehtësuar qasjen në procesin e vaksinimit dhe për të ju përgjigjur kërkesës së madhe të qytearëve për vaksinim.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Mbështetur në vendimin e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, që nga kjo javë, qendrat e vaksinimit do të punojnë gjatë gjithë ditëve të javës dhe festave zyrtare.
E gjithë kjo për të lehtësuar qasjen në procesin e vaksinimit dhe për t’ju përgjigjur kërkesës së madhe të qytetarëve për vaksinim.
Të njejtën kohë, ju inkurajojmë të caktoni terminin në: https://ekosova.rks-gov.net/Service/14
#Bashkëiadalim