Nga nesër parkingjet në Prishtinë bëhen sërish me pagesë

Nga nesër parkingjet në Prishtinë bëhen sërish me pagesë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është rikthyer funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parkingut”, raporton Gazeta Enigma.

Kjo sipas tij pas vendimit të Gjykatës Supreme dhe që nga nesër hyn në fuqi dhe fillon zbatimi i plotë i Rregullores për Rregullimin e Parkingjeve në Kryeqytet.

“Njoftojmë qytetarët se shfrytëzimi i parkingjeve publike të menaxhuara nga ‘Prishtina Parking’ bëhet me pagesë, sipas tarifave zyrtare.  Çdo parkim pa pagesë sanksionohet me gjoba dhe masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka shkruar ai.

Tutje ka shtuar se Prishtina është qytet ku hapësira publike u shërben të gjithëve në mënyrë të barabartë.

Gjykata Supreme në muajin maj i pati shfuqizuar nëntë dispozita të Rregullores mbi të cilën funksionon ndërmarrja publike “Prishtina Parking”, duke konstatuar se ajo ka ushtruar kompetenca në kundërshtim me ligjin dhe me Kushtetutën. Të jashtëligjshme ishin cilësuar edhe bllokimi i automjeteve dhe ndëshkimi i pronarëve. / Gazeta Enigma.

Related Articles