Nga një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për vrasjen në një dyqan në Mitrovicë

Dy të dyshuarit për vrasjen e 28 dhjetorit në Mitrovicë, M.H dhe G.R do të qëndrojnë për një muaj në paraburgim.

Masa e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve është caktuar të premten në Gjykatën Themelore të Mitrovicë.

Policia kishte njoftuar se dy të dyshuarit nën kërcënimin e armës kishin hyrë në dyqanin e viktimës. Gjatë ballafaqimit me viktimën, njëri i dyshuar ka shtënë me armë duke e lënë të vdekur shitësin.

Dy të dyshuarit janë njëri i moshës 30 vjeçar dhe tjetri 19 vjeçar.

Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, gjykatësi Avni Mehmeti ka vlerësuar se kërkesa është e bazuar dhe të njëjtën e ka aprovuar në tërësi, njofton betimiperdrejtesi.

Kjo masë iu caktua ndaj të pandehurve për dy vepra penale “grabitje”, ku njëra ndër to ka rezultuar me pasoja të vdekjes, ndërsa për të pandehurin M.H. edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Një vendim të tillë gjykatësi e ka marrë pas mbajtjes së seancës dëgjimore po të njëjtën ditë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë./Gazeta Enigma/

Related Articles