Nga sot, 15 nëntor, të gjithë shoferët janë të detyruar të zëvendësojnë gomat e verës me ato të dimrit, një masë e cila do të jetë në fuqi deri më 15 mars.
Pavarësisht kushteve atmosferike, kjo është një kërkesë ligjore që synon rritjen e sigurisë në rrugë gjatë muajve të dimrit, kur kushtet për vozitje mund të përkeqësohen nga bora, akulli dhe ngricat, njofton Gazeta Enigma.
Përveç gomave të dimrit, shoferët gjithashtu duhet të sigurohen që të pajisen me pajisje të tjera dimërore, siç janë zinxhirët dhe të kontrollojnë gjendjen e mjeteve të tyre për t’u siguruar që janë të gatshme për të përballuar kushte të këqija rrugore.
Ligji për rregullat e trafikut rrugor parasheh dënime për shoferët që gjatë dimrit, periudhë që përfshin kohën ndërmjet 15 nëntorit dhe 15 marsit, ngasin automjetet e tyre pa pajisje dimërore.
Policia e Kosovës ka bërë apel tek të gjithë shoferët që të zëvendësojnë gomat e verës me ato të dimrit./GAZETAENIGMA/