Një burrë është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se përmes telefonit i kishte bërë presion një të miture, raporton Gazeta Enigma.
I njëjti, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, derisa rasti është iniciuar si “ngacmim”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ai i ka bërë presion përmes telefonit viktimës femër kosovare- e mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia. / Gazeta Enigma.