Ngjarje e rëndë në Hungari, përplasen 42 automjete, shumë të plagosur

Ngjarje e rëndë në Hungari, përplasen 42 automjete, shumë të plagosur

Një aksident masiv është shënuar në Hungari, ku më shumë se 40 makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Mediat vendase raportojnë se në autotradën M1 pranë zonës së quajtur Herceghalom janë përplasur 5 kamionë dhe 37 makina. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës.



36 persona kanë mbetur të plagosur, 19 prej të cilëve kanë marrë lëndime të rënda. Katër prej tyre janë fëmijë. Zjarrfikësit nga disa lokalitete iu bashkuan forcave të Budapestit dhe personelit të menaxhimit të fatkeqësive në vendngjarje, së bashku me katër helikopterë të shpëtimit.

Sipas autoriteteve, shkak i aksidentit masiv ka qenë pluhuri gjë që ka bërë që ulë në masë të konsiderueshme pamjen.

Related Articles